Fushatë Ndihme për Ajsel Dervishin

Story

0% complete

€67,257 raised of 103K

Fushatë Ndihme për Ajsel Dervishin

Donation protected
Të dashur miq, familjarë dhe njerëz me zemër të madhe,
kjo është një thirrje e sinqertë dhe urgjente për të ndihmuar Ajsel Dervishin, një vajzë 4-vjeçare, e cila prej 2 vitesh po përballet me një sëmundje të rëndë të quajtur talasemi drepanocitoze.
Kjo sëmundje i shkakton Ajselit dhimbje të gjymtyrëve, dhimbje barku, ulje të hemoglobinës dhe shumë probleme të tjera, të cilat mund të çojnë deri në dëmtimin e organeve të brendshme. Për shkak të gjendjes së saj, ajo detyrohet të marrë shpesh transfuzione gjaku, gjë tepër e vështirë për një fëmijë të kësaj moshe.
Mjekët kanë rekomanduar që Ajseli të kryejë transplant të palcës së kockës, një trajtim i specializuar që nuk ofrohet në vendin tonë.Dhe ne rastin tone ne Turqi ku eshte mundesia më e mirë për shpëtimin e jetës së saj , ku ndodhet ekipi dhe infrastruktura e duhur mjekësore.
Ajseli vjen nga një familje me mundësi të kufizuara. Vetëm babai punon, ndërsa nëna kujdeset për të çdo ditë. Pas një periudhe të gjatë trajtimesh dhe shpenzimesh, situata është bërë tejet e vështirë dhe familja nuk mund t’ia dalë dot e vetme.
Kostoja e operacionit dhe trajtimit është shumë e lartë, ndaj po hapim këtë fushatë me shpresën se së bashku mund t’i japim Ajselit një shans për shërim dhe një fëmijëri të shëndetshme.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një dritë shprese për të.
Ju lutemi, ndihmojeni Ajselin sipas mundësive dhe shpërndajeni këtë thirrje që të arrijë sa më larg.
Faleminderit nga zemra për çdo ndihmë.
Mirësia juaj mund t’i ndryshojë jetën Ajselit.

P.S: Për arsye se GoFundMe nuk funksionon me llogari bankare shqiptare, prindërit e Ajselit, Roko Dervishi dhe Ana Tafa, më kanë autorizuar mua që të hap këtë fushatë në emër të tyre.
Të gjitha fondet që mblidhen këtu do të transferohen drejtpërdrejt te spitali në Turqi për shpenzimet e transplantit dhe trajtimit të Ajselit.

Unë mbaj përgjegjësi të plotë për transparencën e çdo shume të mbledhur.

Organizer

Ergi Muca
Organizer
Emmerich, Nordrhein-Westfalen
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee