
Fulfilling Doda’s Legacy: A future for Gjergj and Shpresa
0% complete
$360,101 raised of
909 donations
Të dashtun familjarë, shokë, miq e dashamirë,
Doda na iku fort heret, e na la nji dhimbje që kurrë nuk shërohet. Por mbas vetit na la dy drita të vogla, Gjergjin 4 vjeç dhe Shpresën 5 vjeçe.
Sot s’po kërkojmë ndihmë, por po kërkojmë me i dalë zot amanetit të shokut tonë.
Baben s’ua zavendëson kush. Dora e babës, fjala e babës e hija e tij mbi kokë nuk zavendesohen. Por ne, si shokë e miq të Dodës, s’duem me i lanë fëmijët e tij mu ndi vetëm në këtë jetë.
Në Malësi kemi pasë nji fjalë: fëmija i shokut asht edhe fëmija ynë.
Prandaj kush ka mundësi, le ta japë dorën e vet. Pak a shumë, s’ka randësi. Randësi ka që nesër Gjergji dhe Shpresa kur të rriten, me mujtë me thanë:
"Baba ynë iku heret, por shokët e tij nuk na harruen."
Kjo asht ma shumë se nji ndihmë.
Kjo asht besë.
Kjo asht shoqni.
Kjo asht amanet.
Për Gjergjin dhe Shpresen, dy fëmijët që Doda i deshti ma shumë se krejt botën.
Zoti e pastë Dodën në dritë të pasosun, e fëmijët ia ruejtë e ia priftë mbarë në jetë.
E sa të jemi na gjallë, emni i Dodës s’ka me u harrue, e fëmijët e tij s’kanë me mbetë pa dorën e shokëve të babës së tyne. Doda kishte familjen e vet, gruen, baben, nanen, vllaun, axhat dhe fisin Ivanaj që kanë me ken gjithmon pran Gjergjit dhe Shpreset po na si shok e kemi per borxh me ba për femijet e tij.
Pusho në paqe, Doda Ivanaj. ❤️
Dear family members, friends, and well-wishers,
Doda left us very early, and left us with a pain that never heals. But he left behind two little lights, Gjergji 4 years old and Shpresa 5 years old.
Today we are not asking for help, we are asking to fulfill the pledge (amanet) of our friend.
No one can replace a father. Doda's hand, Doda's word, and his presence cannot be replaced. But for us, as Doda's friends and loved ones, we don't want his children to feel alone.
In Malësi we have a saying: a friend's child is also our child.
Therefore whoever has the ability, let them lend their hand. Any amount, it doesn't matter. What matters is that tomorrow, gjergji and Shpresa when they grow up, can say "our father left us early, but his friends didn't forget us."
This is more than help.
This is honor (besë).
This is friendship.
This is a pledge (amanet).
For Gjergji and Shpresa the two children that Doda loved more than the whole world.
May God keep Doda in the light of the afterlife, and may he protect his children and guide them well in life.
And as long as we are alive, Doda's name is not going to be forgotten, and his children are not going to remain without the hand of their father's friends. Doda had his own family, wife, father, mother, brother, uncles, and the Ivanaj family who are going to be always near, but for us, as friends, we have it as a debt to his children.
Rest in peace, Doda Ivanaj. ❤️
