- N
- O
Përshëndetje,
Unë jam Kesmentina Topalli, motra e të ndjerit Flori Topalli, 24-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Itali, ditën e sotme, më 02.03.2026.
Me dhimbje të thellë në zemër dhe në pamundësi ekonomike për të sjellë trupin e vëllait tonë të dashur pranë familjes, ju drejtohemi me përulësi për ndihmë, sado të vogël, që ai të prehet pranë shtëpisë dhe njerëzve të tij.
Çdo kontribut është një mbështetje e madhe për familjen tonë në këtë moment të vështirë.
Ju falënderojmë nga zemra dhe Zoti ju bekoftë për bujarinë dhe solidaritetin tuaj.





