Support for Ensar's surgery and intensive care

  • F
828 donors
0% complete

CHF42,077 raised of 

Support for Ensar's surgery and intensive care

Donation protected
Përshëndetje, emri im është Florjana dhe po mbledh donacione për kunatin tim të dashur, Ensarin.

Të enjten e kaluar me daten 26.02.26, një moment i vetëm ndryshoi gjithçka. Ensari pati një aksident të rëndë me motor. Ajo që pasoi ishte një makth për të gjithë familjen tonë. Në Prishtinë nuk mund të trajtohej dhe u dërgua urgjentisht në Shkup. Atje, mjekët luftuan për gjashtë orë në një operacion emergjent për shtyllën e tij kurrizore, e cila ishte thyer në mes.

Përveç kësaj, ai pësoi një brinjë të thyer dhe një dëmtim të rëndë në mushkëri. Si pasojë e një vrime në mushkëri, pati komplikime të tjera. Që atëherë ai ndodhet në kujdes intensiv, në gjendje kritike, dhe fatkeqësisht gjendja e tij së fundmi është përkeqësuar.

Frika më e madhe që na shoqëron çdo ditë është se ende nuk e dimë nëse Ensari do të mund t’i ndiejë dhe t’i lëvizë përsëri këmbët e tij. Ekziston mundësia që ai të mbetet përgjithmonë në karrocë invalidore. Ne shpresojmë dhe lutemi për një mrekulli.

Shpenzimet mjekësore janë jashtëzakonisht të larta. Vetëm operacioni kushton rreth 40’000 €, ndërsa kostot ditore të kujdesit intensiv dhe trajtimeve të tjera duhet të paguhen privatisht. Si familje, kemi dhënë tashmë gjithçka që kemi mundur.

Veçanërisht në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, ju lusim ta mbani Ensarin në duatë tuaja. Nëse keni mundësi të ndihmoni në këtë muaj të mëshirës dhe bamirësisë, çdo kontribut do të thotë shumë për ne.

Nga zemra ju falënderojmë për çdo donacion, çdo lutje dhe për shpërndarjen e kësaj fushate.

Organizer

Florjana Zejna
Organizer
Egliswil, AG
  • Medical
  • Donation protected

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee