Main fundraiser photo

Dhuro Fitrin dhe ushqe nje familje ne nevoje!

Tax deductible
Dhuroni Sadaka Fitrin dhe ushqeni nje familje gjate festes se Bajramit!

Cfarë është Sadaka Fitri?
Sadaka Fitri është një dhuratë bamirësie me ushqim që duhet dhënë para fundit të muajit të Ramazanit, para faljes së Bajramit, për kenaqesi te Zotit. Sadaka Fitri është i detyrueshëm për çdo musliman të rritur që ka furnizim të mjaftueshëm për vete dhe për familjen e tij, dhe i cili ka ushqim në tepricë nga nevojat e tij.

Ibn `Abazi (Zoti qoftë i kënaqur me të) transmeton:
“Muhamedi (paqja dhe meshira e Zotit qoftë mbi të) urdhëroi dhënien e Sadaka Fitrit për të pastruar agjëruesin nga fjalët apo veprimet e gabuara gjatë muajit të Ramazanit, dhe për të siguruar ushqim për nevojtarët. Ajo pranohet si Sadaka Fitër për personin që e jep para faljes së Bajramit; por është vetëm Sadaka për atë që e jep pas lutjes së Bajramit.” [Abu Davud dhe Ibn Majah]

Sa është sasia e Sadaka Fitrit për person?
Sasia është përshkruar nga Profeti jonë i dashur Muhamedi (A.S) si një “saa” ushqim, dhe një “saa” ushqim është e barabartë me katër “madd”. “Madd” është sasia që mund të mbledhë një person kur bashkon duart e tij. Nëse e përkthejmë këtë në një vlerë monetare bazuar në çmimin e një ushqimi themelor si miell ose oriz, ajo është rreth $5. Prandaj shuma që duhet të japë secili person është $5.

Kush e ka obligim ta paguaje Sadaka Fitrin?
Çdo musliman që ka ushqim në tepricë nga nevojat e tij duhet të paguajë Sadaka Fitër. Në ndryshim nga Zekati, Sadaka Fitri është detyrim për të gjithë pjestarët e familjes, perfshirë fëmijët. Kështu që kreu i familjes, prindërit ose kujdestarët, mund ta paguajnë Sadaka Fitrin në emër të pjestarëve të tjerë të familjes.

A mund te jepet Sadaka Fitri perpara nates se 27 te Ramazanit?
Sipas Medhhebit Hanefi dhe Shafi, Sadaka Fitri mund të jepet përpara natës së 27 të Ramazanit.


Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Donations 

  • Anonymous
    • $50 
    • 1 yr
  • Anonymous
    • $221 
    • 1 yr
  • Anonymous
    • $100 
    • 1 yr
  • Anonymous
    • $30 
    • 1 yr
  • Enri Dervishi
    • $150 
    • 1 yr

Organizer

Friends of Fondacioni Firdeus
Organizer
Peoria, IL
Friends of Fondacioni Firdeus
 
Registered nonprofit
Donations are typically 100% tax deductible in the US.

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily.

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about.

  • Trusted

    Your donation is protected by the  GoFundMe Giving Guarantee.