Hauptbild des Spendenaufrufs

Bring Kristina Home: Support Her Final Journey

Spende geschützt
JU NJOFTOJME SE ESHTE MBLEDHUR SHUMA E NEVOJSHME PER SHERBIMET FUNERALE DHE TRANSPORTIN E TE NDJERES KRISTINA PERBASHA NE SHQIPERI. SE SHPEJTI DO TE PUBLIKOJME LISTEN E PLOTE TE DONATOREVE. 
ZOTI JUA SHPERBLEFTE ME TE MIRA!

AMANETI I NJË NËNE TË VETMUAR SHQIPTARE

Artistja Shqiptare Kristina Perbasha lindi në Mirditë më 15 Prill 1967 dhe vdiq në Michigan më 24 Shkurt në moshën 57 vjeçare.
E ndjera Kristina la një amanet:
“Të varroset në Shqipëri pranë varrit të babait të saj.”

Jeta në emigracion e të ndjerës Kristina Përbasha është një histori e dhimbshme, sikurse jeta e shumë artistëve shqiptarë, të cilët u përballën me realitetin e pamëshirshëm në vende të huaja. Kristina ishte një aktore dhe këngëtare e talentuar në Shqipëri. Pati mbaruar Shkollën e Muzikës në Durrës, më pas Akademinë e Arteve për dramaturgji. Ka marrë pjesë në disa filma, me një të ardhme të sigurtë në art. Kristina është motra e këngëtares së njohur Luljeta Perbasha.

Por si shumë shqiptarë që kërkuan një jetë më të mirë, Kristina u largua bashkë me burrin e saj në Greqi dhe më pas në Gjermani dhe Zoti ju fali dy vajza. Më pas, vendosi të vinte në Amerikë, me qëllimin që të merrte burrin dhe vajzat. Këtu filloi peripecia e jetës së saj, e vetme, pa përkrahje, fillimisht pa dokumenta, por më e rënda ishte braktisja nga burri dhe vajzat e saj që i munguan aq shumë. Jeta e saj vazhdoi e mbytur në dëshpërim, e izoluar nga komuniteti dhe në vetmi, në punë të rënda, e shfrytëzuar dhe keqtrajtuar. Por sikurse thonë ata që e njohën nga afër, Kristina ishte një njeri me karakter të fortë, moral të lartë dhe integritet. Përveç vetmisë, stresit dhe dëshpërimit, të ndjerës Kristina ju shtuan edhe problemet shëndetësore. Punoi dhe qëndroi çdo ditë dhe çdo vit që kalonte, por jeta e saj nuk merrte kuptim pa vajzat e saj, me të cilat nuk arriti të bashkohej, deri sa u nda para kohe nga jeta.

Kristina vdiq në një spital në Detroit nga gjakderdhja e përsëritur në kokë. Herën e parë, e vetme në makinë para shtëpisë së saj, ndërsa merr një goditje celebrale, koka i bie mbi borinë e timonit duke alarmuar komshinjtë, të cilët njoftuan ndihmën e shpejtë. Kristina mbijetoi në spital vetëm për një kohë të shkurtër, për të kaluar një goditje tjetër celebrale, ku edhe vdiq e vetme pa asnjë të afërm apo vizitor. I vetmi person që e vizitoi ishte Nicholas Charles Prevas, një amerikan 81-vjeçar, me të cilin e ndjera Kristina kishte pasur një martesë të përkohshme për arsye të dokumentave. Nicholas para pak ditësh kontaktoi famullitarin e Kishës Zoja Pajtore për amanetin e Kristinës që të varrosej në Shqipëri pranë varrit të babait të saj.

Po bashkëpunoj me Konsullatën Shqiptare në NY, me shpresë për t’u lidhur me vajzat e saj në Gjermani. Me ndihmën e artistes Joli Paparisto, jam lidhur me vëllain dhe motrat e Kristinës në Shqipëri, të cilët janë shokuar nga vdekja e papritur e motrës së tyre.
Trupi i së ndjerës Kristina ndodhet në një Shtëpi Funerali në Detroit. Shërbimet e funeralit dhe transporti për në Shqipëri kushtojnë rreth 17 mijë dollarë. Me miratim dhe kërkesë të meshtarëve tanë të nderuar, po i drejtohem famullive të Kishave tona dhe komunitetit për ndihmë që të realizojmë amanetin e Kristinës që trupi i saj të prehet në Shqipëri.

Ju falenderojmë nga zemra për zemërgjerësinë tuaj. Zoti jua shpërbleftë me hire dhe bekime në familjet tuaja.

Me respekt, Valentin Lumaj



Bring Kristina Home: Support her last journey.

Albanian artist Kristina Perbasha was born in Mirdita on April 15, 1967, and died in Michigan on February 24, at the age of 57.
The late Kristina left a will:
“To be buried in Albania, next to her father's grave.”

The life in emigration of the late Kristina Perbasha is a painful story, like the stories of many Albanian artists who faced the ruthless reality in foreign countries. Kristina was a talented actress and singer in Albania. She graduated from the Music School in Durrës, then she graduated from the Academy of Arts for dramaturgy. She has participated in several films, with a secure future in art. Kristina is the sister of the famous singer Luljeta Perbasha.

But, like many Albanians who sought a better life, Kristina left with her husband to Greece and then to Germany, and God blessed them with two daughters. Then, she decided to come to America, with the intention of uniting with her husband and daughters. In America, she had a tough life, alone, without support, initially without documents, but the most difficult for her was the abandonment by her husband and daughters, whom she missed so much. Her life continued drowning in despair, alone and isolated from the community, doing hard work, used and mistreated. But, as those who knew her closely say, Kristina was a person of strong character, high morals, and integrity.
In addition to her loneliness, stress, and despair, Kristina's life was also complicated by her health problems. She worked and resisted every day and every year that passed, but life only made sense uniting with her daughters, with whom she was unable to reunite, until she prematurely passed away.

Kristina died in a hospital in Detroit from a repeated stroke. The first time, alone in the car in front of her house, while suffering a stroke, her head fell on the steering wheel horn, alerting the neighbors, who called the ambulance. Kristina survived in the hospital for only a few days to suffer another stroke, where she died alone without any relatives or visitors. The only person who visited her was Nicholas Charles Prevas, an 81-year-old American, with whom the late Kristina had had a temporary marriage for documentation reasons. A few days ago, Nicholas contacted the parish priest at Our Lady of Albanians Church about Kristina's will to be buried in Albania next to her father's grave.

I am closely working with the Albanian Consulate in NY, to hopefully connect with her daughters in Germany. With the help of artist Joli Paparisto, I have connected with Kristina's brother and sisters in Albania, who are shocked by the sudden death of their sister.
The body of the late Kristina is at a funeral home in Detroit. Funeral services since February and transportation to Albania will cost approximately $17,000. With the approval of our honored churches’ pastors, I am appealing to the parishioners of our Churches and the community for help, to fulfill Kristina’s will, that her body rest in Albania.

We thank you from the bottom of our hearts for your generosity. May God bless you and your families.

Respectfully, Valentin Lumaj

Spenden 

    Organisator

    Valentin Lumaj
    Organisator
    Detroit, MI

    Deine einfache, effektive und sichere Anlaufstelle für Hilfe

    • Einfach

      Schnell und einfach spenden

    • Effektiv

      Unterstütze Menschen und Zwecke, die dir am Herzen liegen

    • Sicher

      Deine Spende ist durch die Spendengarantie von GoFundMe geschützt