A Heartfelt Call for Help for the Family of Florand Goxho

  • T
119 donors
0% complete

$20,818 raised of 

A Heartfelt Call for Help for the Family of Florand Goxho

Donation protected
Një thirrje zemre për ndihmë dhe mbështetje për familjen e Florand Goxhos.

Me dhimbje të thellë dhe lot në sy, ju njoftojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Florand Goxhos, një njeri i dashur dhe i respektuar nga komuniteti shqiptar në Saint Louis. Florandi u largua para kohe në mënyrë tragjike nga kjo botë, duke lënë pas një boshllëk të pamatë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, një baba i dashur për tre vajzat e tij të vogla, një bir i ndjeshëm dhe një vëlla i pazëvendësueshëm. Humbja e tij ka lënë të shoqen Olin, vajzat Erën, Kaltrinën, Borën, prindërit dhe vëllezërit në një pikëllim të thellë, të përballur me dhimbjen e papërshkrueshme dhe me sfida të mëdha për të vazhduar përpara.

Kjo fushatë është një thirrje për ndihmë – një lutje për solidaritet. Synimi ynë është të mbledhim fonde për të ndihmuar familjen e Florandit me shpenzimet e varrimit dhe për të ofruar një mbështetje minimale për nusen dhe vajzat e tij, që tani përballen me jetën pa shtyllën e tyre kryesore.

Nëse keni mundësi të kontribuoni, ju lutemi bëjeni. Nëse nuk mundeni, ju lutemi shpërndajeni këtë thirrje me të tjerët. Çdo ndihmë për ta është një rreze dritë në këtë moment të errët të jetës së tyre.

Florandi ishte buzëqeshja e një babai, përqafimi i një bashkëshorti, fjala e ngrohtë e një miku. Le ta nderojmë kujtimin e tij me dashuri dhe veprim.

Shoqata Iliria Saint Louis

_______________________________________________________

A Heartfelt Call for Help and Support for the Family of Florand Goxho

With deep sorrow and tears in our eyes, we share the tragic news of the untimely passing of Florand Goxho—a beloved and respected member of the Albanian community in Saint Louis. Florand left this world far too soon, leaving behind an immeasurable void in the hearts of all who knew and loved him.

He was a devoted husband, a loving father to his three young daughters, a caring son, and an irreplaceable brother. His loss has left his wife Oli, daughters Era, Kaltrina, and Bora, his parents, and his brothers in profound grief, facing indescribable pain and overwhelming challenges as they try to move forward.

This campaign is a plea for help—a call for solidarity. Our goal is to raise funds to support Florand’s family with funeral expenses and to provide essential assistance to his wife and daughters, who now face life without their pillar of strength.

If you are able to contribute, please do so. If not, we kindly ask you to share this campaign with others. Every act of kindness is a ray of light in this dark moment of their lives.

Florand was the smile of a father, the embrace of a husband, the warm words of a friend. Let us honor his memory with love and action.

With gratitude,

Shoqata Iliria Saint Louis

Organizer

Shoqata Iliria
Organizer
St Louis, MO

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee