- R
- S

Mbështet Twinkle on Tour & MiniAlbania në Tiranë
0% complete
$990 raised of $15K
17 donations
Mbështet Twinkle On Tour + MiniAlbania™ në Tiranë
25–27 shtator 2026
Objektivi i parë: $1,500 | Projekti i plotë: $15,000
Twinkle On Tour është një tur artistik me këngë shqip të frymëzuara nga identiteti, rrënjët dhe trashëgimia jonë, i ndërthurur me MiniAlbania™ – diorama dhe makete të vendeve e monumenteve shqiptare.
Pas Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës, duam ta përmbyllim këtë rrugëtim në Tiranë.
Bashkia Tiranë na ofroi një mbështetje prej vetëm 100,000 lekësh, e cila mbulonte vetëm 7.5% të kostos, ndërkohë që na kërkohej të realizonim 100% të projektit. Për këtë arsye, zgjodhëm ta refuzonim dhe t’i drejtohemi publikut, diasporës shqiptare dhe partnerëve.
Tre pragjet e realizimit
- $1,500 – (10%) MiniAlbania Expo + diorama e Malit të Dajtit
Në Tiranë, në Sheshin Nënë Tereza (hapësira e gjelbër pranë Universitetit të Arteve) do të sjellim koleksionin e dioramave të krijuara gjatë ndalesave të turit në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër: nga Amfiteatri i Durrësit dhe Torra, Sazani, Zvërneci, kalatë, Ura e Kordhocës dhe Pazari i Vjetër, etj.
Fondi siguron transportin, montimin dhe ndriçimin e ekspozitës, trajtimin e dioramave me material mbrojtës për ambient të jashtëm, gjelbërimin dekorativ dhe tabelat shpjeguese me QR që çojnë te MiniGuidat për objektet e trashëgimisë. Do të realizojmë gjithashtu një dioramë të re të Malit të Dajtit dhe një stendë identifikuese të MiniAlbania Expo, me logon e GoFundMe dhe një falënderim të posaçëm për gjithë donatorët.
- $5,000 – (33%) MiniAlbania Expo + finalja live
Realizojmë edhe Twinkle On Tour në një format të përqendruar, me talentet, këngët dhe infrastrukturën teknike të domosdoshme. Përmbajtja artistike ruhet, ndërsa përmasa e produksionit përshtatet me fondet e mbledhura.
- $15,000 – (100%) projekti i plotë, ashtu siç është konceptuar
Realizojmë ekspozitën dhe finalen live me skenë outdoor, LED, foni koncertale, ndriçim spektakli dhe produksion teknik të plotë, së bashku me përmbajtjen digjitale, storytelling-un, dokumentimin audiovizual (xhirim me 3 kamera plus montazh) dhe $3,000 çmime për talentet e reja. MiniAlbania pasurohet gjithashtu me tri diorama të tjera kushtuar Tiranës.
Me $1,500 MiniAlbania vjen në Tiranë dhe zgjerohet. Me $5,000 projekti ngjitet edhe në skenë. Me $15,000 merr të gjithë përmasën që kemi ëndërruar.
Çdo kontribut na çon një hap më pranë pragut të radhës.
Na ndihmoni ta çojmë këtë rrugëtim deri në fund.
✨ Magjia ndodh kur jemi bashkë.

