Main fundraiser photo

SUPPORT THE “Dedë Gjon Luli” HOUSE MUSEUM

Donation protected

Lexues dhe bashkombas të nderuar,

Ju ftoj ta mbështetni projektin për kompletimin e Shtëpisë-Muze “Dedë Gjon Luli". Objekti ndodhet ne fshatin Bardhaj te Hotit, ne Malesi te Madhe.

 Ky projekt  përfshin:
- Riorganizimin e brendshem profesional te këtij objekti,
- Vendosjen e shtatores se Dede Gjon Lulit, ne bronze,
- Pasurimin dhe plotësimin e kesaj shtepie  me eksponate dhe elemente te mundëshme muzeore,
- Riparimet e shumta që ka imponuar amortizimi kohor e atmosferik, gjate periudhes së shkuar pesembdhjete vjecare.
Perfshire ketu edhe inagurimin dhe perurimin festiv te ketyre punimeve, llogariten se kostoja e ketij projekti do te sillet rreth 50 mije dollare amerikan.

Sikurese tashmë eshtë bere e dijtur, me projektin ne fjale po synohet kompletimi i kesaj ndertese kulturo-historike, për ta vu kete objekt ne funksion te plote muzeogjik, ashtu sikurse eshte e rendit dhe sikur e kerkon dinjiteti i nje populli, nga gjiri i te cilit ka nxjerrur birin me te madh luftarak te Malesise se Madhe, te shekullit XX, trimin dhe luftarin me te denje per pavaresine e Shqiperise,  heroin kombetar Dedë Gjon Lulin.

Unë Gjokë Gojçaj, njeni nga 12 antaret e Keshillit Punues, i cili  do ta adminstroje kete akcion deri ne realizimin e tij, mbase mora pelqimin nga ky keshill,  vendosa ta lançoj  kete rrugë elektronike te grumbullimit te parave, per t’ua mundesuar dhe lehtesuar menyren e kontribuimit te gjithe atyre bashkekombesve vullnetmire, kudo neper botë, te cilet per shkaqe te ndryshme e kane te pamundur t’i kontaktojne fizikisht antaret e ketij keshilli, per ti dorezuar donacionet perkatese.

Pagesat tuaja nepermjet kesaj rruge kerkojne perdorimin e kartes se kreditit, procedure kjo qe zgjate rreth 2 minuta. Plotesoni informacionet e kerkuara personale dhe ato te kartes! Emrin mundeni ta shkruani siç ju figuron ne karten tuaj, ose mundeni ta shkruani ndryshe, sipas deshires. Gjate kompletimit te pageses u ofrohet edhe kutia për lenjen e bakshishit (tip)! Mos leni tip, por shkruajeni zero (0).
Donacionet behen ne dollare amerikan ($). Sistemi nuk pranon donacion me te vogël se $5.
Besoj se nje shumice e juaja tashme eshte e njoftuar me web faqen Gofundme.Com.

Kjo eshte nje faqe shume e sigurte dhe e besueshme, per c’gje, nga e gjithe bota, lançohen sot fushata te ndryshme dhe aksione joperfituese, humanitare, per te ndihmuar individe te ndryshem ne nevoje, grupe njerezish, evenimente, projekte kulturore, projekte sportive, etj.
Keto sherbime qe ofron kjo faqe elektronike kerkojne edhe pagesen e nje tarife minimale, e cila si e tille nuk i shtohet paguesit te nje donacioni, por i zbritet perfituesit me rastin e terheqjes se parave nga llogaria bankare.
Te gjitha parate qe do te paguhen nepermjet kesaj rruge, kompania ne fjale i orjenton ne nje llogari bankare te administratorit te fushates, te cilat pastaj do te nxirren dhe do ti dorezohen Keshillit Punues sikur para ne dorë (cash).
Gjithashtu dua te ju bej te ditur se qasja juaj ne kete faqe eshte e mundeshme dhe e lehte ne cdo kohe. I tere aktiviteti i administratorit dhe  i donatoreve te tjere eshte publik dhe transparent, pervec informacioneve personale e bankare te cilat jane rreptesisht te fshehura nga syri i publikut.
Lista e donatoreve krijohet kronologjikisht, ashtu sikurse rrjedhin pagesat me radhe. Secili donator ka mundesi te shohe emrin e vet, emrin ose emrin e koduar te secilit donator (nese dikush deshiron te mbetet anonim), te radhitur ne listen perkatese. Donacionet qe paguhen drejteperdrejte me karten e kreditit, quhen donacione “online”. Mirepo ne listen e donatoreve do te futen edhe te gjithe te tjeret te cilet kontributet e veta i dorezojne me para ne dore, pra “cash”. Keto do te figurojne si donacione “offline”.

U rekomandohet te gjithe atyre te cilët kane deshire te ndihmojne kete projekt, dhe donacionet e veta kane mundesi t’ua dorezojne ne dore antareve te Keshillit, t’i japin perparesi kesaj menyre. Per donacionet offline kompania qe e mundeson shkruarjen e tyre ne te njejten liste, nuk ndalon kurefare tarifash.

Sa i takon permbajtjes se ketij projekti qe pritet te realizohet, deshiroj te nenvizoj keto fakte:

- Nje shtatore e Dede Gjon Lulit, nga bronzi, e pasqyruar nga nje motiv fotografik i Fototekes Marubi,  ulur ne karrike, duke dredhur cigaren e duahanit. Shtatorja do te vendoset ne ballkonin e shtepise, afer deres se hyrjes. Kjo zgjidhje, aq sa ishte nje aprovim i keshillit punues ne fjale, poaq kishte qene edhe  si propozim i me shume se nje skulptorit.
- Gjashte portrete-relief, te ashtuquejtura medaljone, poashtu nga bronzi- portretet  te 6 figurave tjera historike te kesaj kulle heroike: Nike Gjelosh Luli, Kola i Dedes, Gjergji i Dedes, Lucë Nikë Gjelosh Luli, Nora e Kolës dhe kapidani Gjelosh Luli.
Te gjitha keto figura, perpos Nores, perfshi ketu edhe kryeheroin e kesaj kulle, Dede Gjon Lulin, jane vra nga duarte e armiqeve te ndryshem te Shqiperise e te demokracise. Keto medaljone do te vendosen brenda neper mure te objektit.
Keto punime artistike i jane besuar skulptorit te famshem shqiptar, Pjerin Kolnikaj. 

Pervec punimeve te mesiperme, me kete projekt parashihen edhe shume riparime, plotesime dhe pasurime te brendeshme te muzeut. Gjithashtu parashihet punimi i nje filmi dokumentar mbi historine e ketyre figurave dhe relacioneve te tyre me Kryengritjet e Malesise se Madhe dhe kauzen e pavaresise se Shqiperise. Dokumentari do te emitohet sahere qe shtepia muze te vizitohet nga vizitore te ndryshem dhe paisjet emituese do te jene pjese e shtepise-muze. Kjo njeheri do te jete nje prurje e re ne muzeologjine e atij rajoni.
Nder te tjera, do te duhet edhe instalimi i ndriçimi artistik te  eksponateve, punimi i korrnizave me permbajtje fragmentesh historike e oratorike te treves, te perzgjedhura nga ekspertet e historise. Do te punohet edhe ne rrethimin e ballkonit te shtepise, per te evituar aksidentimet eventuale pershkak lartesise se tij. Edhe vendosja e nje shtylle te larte te flamurit, rregullimi i oborrit, portes hyrese, etj, jane disa nga punimet tjera qe perfshin ky projekt.
Ne fund, te gjitha keto punime do te perurohen perpara nje publiku mjafte te gjere te Malesise dhe me gjere, per ç’gje do te duhen mjete te konsiderueshme  finansiare, poashtu.
...Dhe ne fund,
Ne emer te Keshillit Punues dhe ne emrin tim si adminstrator i kesaj forme pagative, u falenderoj nga zemra per perkrahjen dhe bujarine tuaj, me te cilin gjest, Ju  do te nderoni veten tuaj, familjet dhe mbare shqiptaret kudo jane! 
Ne vazhdim do te bashkangjes ketu  informaten e plote te keshillit drejtues, e cila eshte publikuar ne shume revista dhe portale elektronike, krahinore dhe kombetare. Aty do te gjeni me shume informata rreth arsyeshmerise se lançimit te ketij projekti kulturor dhe patriotik, per kompletimin e Shtepise-Muze “Dedë Gjon Luli”. Po ne te njejtin materjal do ti gjeni edhe emrat dhe telefonat kontaktues te te gjithe antareve te ketij keshilli punues, me te cilet mundeni te kontaktoni edhe fizikisht.

Me respekt dhe mirenjohje te thelle,
Gjokë Gojçaj, New York, USA
Tel. [phone redacted]
____________________________________
http://www.malesia.org/2019/03/06/faza-e-dyte-e-kompletimit-te-shtepise-muze-dede-gjon-luli-fushate-per-grumbullim-fondesh/
—————————————————————

Faza e dytë e kompletimit të Shtëpisë-Muze “Dede Gjon Luli”  
(Fushatë për grumbullim fondesh)

Të nderuar vëllezër e motra,
 
Në fshatin e tij të lindjes, në Bardhaj të Hotit, gjendet Shtëpia-Muze e heroit Dedë Gjon Lulit. Ajo qe ngritur e rindërtuar mbi të njëjtat themele të asaj kulle origjinale, të djegur e të rrënuar disa herë nga armiqtë. Që nga inaugurimi i saj në vitin 2006, kanë kaluar shumë vite dhe ende nuk është kompletuar që të mund të konsiderohet si një objekt i mirëfilltë muzeor. Megjithëse fillimisht ideja ishte që të kompletohet me sende të nevojshme e të domosdoshme për të përmbushur standardet e një shtëpie muze, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe mund të themi se prej atëherë e deri më sot nuk është ndërmarrë ndonjë veprim tjetër serioz për ta çuar kompletimin e saj deri në fund. Kohëve të fundit ka pasur biseda e kontakte të shpeshta rreth nevojës së vazhdimit të punës aty ku ka mbetur 13 vjet me parë. Ka pasur edhe shkrime e diskutime në rrjetet sociale, sidomos në facebook, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.
 Si rrjedhim, ndërkohë është themeluar një bërthamë aktivistesh në New York, e cila do ta menaxhonte realizimin e kësaj ideje dhe të përgatiste terrenin për publikimin sa më të mirë të saj. Me kalimin e kohës kjo bërthamë është zgjeruar dhe shndërruar në një këshill të gjerë, me persona të cilët do të drejtonin te gjitha aktivitetet përkatëse deri me realizimin e veprës. Këshilli, që ka për qellim realizimin e këtyre punimeve, ka kontaktuar pesë skulptorë nga Shqipëria e Kosova, për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe më të volitshme. Këshilli, pas shumë bisedave dhe analizave, është përcaktuar për skulptorin nga Malësia e Madhe, zotin Pjerin Kolnikaj. Skulptori Kolnikaj është një emër i njohur mirë edhe në trevën e Malësisë me qendër Tuzin, ku janë të vendosura rreth dhjetë punime të tij.
 
Është fakt se shtëpitë muze u dedikohen figurave të njohura e të rëndësishme historike, shoqërore, shkencore etj. dhe se aty ku ata kanë jetuar e punuar, ato, si rregull, kanë në kuadrin e vet edhe punime të ndryshme skulpturore, si buste, shtatore, etj. Mirëpo, po ashtu, është fakt se Shtëpisë Muze “Dede Gjon Luli” këto i mungojnë, ashtu si edhe shumë gjëra e sende tjera të domosdoshme për një objekt të tillë muzeor. Duke ditur se kjo familje e gjerë nuk ka dhënë vetëm trimin dhe heroin Dede Gjon Luli, por edhe shumë figura të tjera të njohura, që kanë bërë histori të lavdishme, jemi kujdesur që të sjellim një projekt të zgjeruar për tʼi nderuar te gjitha ato figura të ndritura, duke iu bërë nga një monument përkatës në bronz. Për figurën e Dedë Gjon Lulit, njëkohësisht si kryefigurë të kësaj kulle, dhe si babai më i madh i pavarësisë së Shqipërisë nga Malësia e Madhe, është vendosur tʼi behet një shtatore nga bronzi, që do pasqyronte realitetin më të mirë artistik në kuadër të këtij objekti. Sa u përket figurave tjera, siç janë dy të bijtë e Dedës (Kola e Gjergji), Nore Kola (e reja e Dedës), Nikë Gjelosh Luli, Lucë Nishi dhe Gjelosh Luli, ata do të përkujtohen me vepra artistike të ashtuquajtura medaljone- relief, po ashtu nga bronzi.
 
Sa i takon çmimit të punimeve nga bronzi, të një shtatoreje të Dedës dhe të 6 medaljoneve për figurat tjera, jemi përcaktuar për një çmim të mesëm nga të pesë ofertat që kemi marrë nga skulptorët e kontaktuar. Çmimi total i monumenteve ne fjalë është € 26,000, përfshirë këtu edhe transportin dhe instalimin- vendosjen e tyre. Skulptori Kolnikaj ka filluar punën dhe fillimisht, për hir të zhvillimit të fushatës, na ka dërguar modelet në miniaturë të shtatores së Dedës dhe të një medaljoni, të Kolës së Dedës (Ilustrimet e bashkangjitura). Mirëpo, duke u nisur nga fakti se objektit në fjalë i mungojnë edhe shumë elemente tjera të nevojshme, sikurse janë: ndriçimi artistik i eksponateve, riorganizimi i përgjithshëm i brendshëm, pasurimi me inventar kulturor, historik, etnografik, etj. projekti i kompletimit te saj në këtë fazë, që tashmë e kemi konsideruar si fazë të dyte të punimeve, imponon nevojën për më shumë mjete financiare.
 
Gjithashtu konsiderojmë se janë të nevojshme edhe riparime të ndryshme, për shkak të amortizimit të godinës gjatë periudhës së shkuar, si dhe e marrjes së masave të sigurisë, mirëmbajtjes së objektit etj. Kemi pasur parasysh edhe shpenzimet e pashmangshme rreth përurimit të shtatores dhe të objekteve tjera. Andaj Këshilli për ndërtimin e objekteve në fjalë vlerëson se për kompletimin e këtyre punimeve është i nevojshëm një fond prej të paktën $50,000.  
 
Inaugurimi solemn i punimeve ne fjalë do të behet  midis datave 17 dhe 25 gusht të vitit 2019.
 
Duke qenë të vetëdijshëm për vlerën historike, kulturore e etnografike të Shtëpisë Muze “Dede Gjon Luli” dhe për dimensionet që kapin figurat që ka dhënë kjo kullë heronjsh e heroinash për të gjithë shqiptaret anë e mbanë trojeve etnike dhe në diasporë, jemi përcaktuar që mundësia e kontributit financiar tʼi ofrohet çdo shqiptari kudo dhe ngado qoftë, varësisht nga dëshira dhe mundësia e çdonjërit, për realizimin e kësaj vepre që e konsiderojmë madhore. Duke u nisur edhe nga fakti se objekti në fjalë është një shtëpi e rindërtuar familjare, e kthyer ne muze, qe graviton në Bashkësinë Lokale të Hotit dhe se nuk është një muze qendror i trevës, kemi konsideruar se një këshill vendor, me anëtarë nga ajo trevë, është i mjaftueshëm për tʼu marre me këtë çështje. Gjithashtu, në kuadër të këshillit janë përfshirë përfaqësues të dy shoqatave kulturore- artistike nga Bashkësia Lokale, të afërm të familjes së Dedë Gjon Lulit dhe bashkëvendës nga Shteti i Nju Jorkut dhe shteti i Miçigenit. Këshilli nuk do te punojë sipas sistemit derë-për-derë, por vetëm sipas qasjes së lirë që ofron ky njoftim, nëpërmjet portaleve elektronike lokale, rrjeteve sociale dhe formave tjera te komunikimit me miq, me të njohur dhe me secilin që dëshiron tʼi kontribuojë realizimit të kësaj vepre. Tash për tash kemi menduar se nuk është e nevojshme të aktivizojmë edhe mënyrën online të dhënies se kontributeve, sikurse ndodhe shpesh në fushata të ngritjes së fondeve, por në rast nevoje, edhe kjo rrugë do të përfshihet.
Më poshtë keni listën e emrave të anëtarëve të këshillit punues, që mund tʼi kontaktoni për informata më të hollësishme dhe për të dhuruar kontributet tuaja:
Në New York:
Gjon Dedvukaj (koordinator i KËSHILLIT) [phone redacted]
Fran Camaj, [phone redacted]
Nikollë Junçaj, [phone redacted]
Gjokë Gojçaj, [phone redacted]  
 
Në Malësi:
Pal Dreshaj (koordinator i grupit), +382 67 487 148
Dede Dedvukaj, +382 69 858 929
Gjon Dushaj, +382 69 230 450
Lucë Junçaj, +382 69 866 879
 
Në Miçigen:
Dodë Gojçaj (koordinator i grupit), [phone redacted]
Kolë Dedvukaj, [phone redacted]
Zef Gjonaj, + 1 [phone redacted]
Kolë Junçaj, [phone redacted]
 
Këshilli punues ka plote besim ne mbështetjen tuaj te këtij projekti dhe u falënderon paraprakisht të gjithëve për kontributet tuaja të çmuara e me domethënie kombëtare.  
 
KËSHILLI PUNUES  
New York- Tuz- Detroit, mars 2019

    Organizer

    Bashkim Kombi
    Organizer
    New York, NY

    Your easy, powerful, and trusted home for help

    • Easy

      Donate quickly and easily

    • Powerful

      Send help right to the people and causes you care about

    • Trusted

      Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee