Çdo kontribut ka rëndësi – 25.000€ për syrin e Ardit Muqakut

  • S
  • E
154 donateurs
0% complete

18 188 € récoltés sur 25 k €

Çdo kontribut ka rëndësi – 25.000€ për syrin e Ardit Muqakut

Don protégé

Ndihmoni Arditin të shpëtojë shikimin e tij

Arditi është një djalë 9-vjeçar, i buzëqeshur, i sjellshëm dhe nxënës i dalluar në Shkollën “Bajram Curri” në Sllatinë, Kosovë. Por që nga mosha katë vjeç e gjysmë, ai po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore që ka ndryshuar jetën e tij dhe të familjes sonë.

Prej vitesh, Arditi vuan nga një sëmundje e rëndë e syrit që i shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe vështirësi të mëdha në jetën e përditshme. Ndërsa bashkëmoshatarët e tij luajnë, mësojnë dhe ëndërrojnë për të ardhmen, Arditi lufton çdo ditë me dhimbjen dhe pasigurinë për shikimin e tij.

Me shpresën për t’i dhënë një mundësi më të mirë, e dërguam për trajtim në Turqi. Mjekët rekomanduan transplantin e kornesë së syrit të majtë. Më 2 mars 2026 u krye transplanti i parë dhe ne besuam se më në fund po vinte drita në fund të tunelit. Fatkeqësisht, pas vetëm 8 javësh, transplanti nuk pati sukses dhe u shfaq një infeksion i rëndë.

Aktualisht, mjekët po luftojnë për të eliminuar infeksionin dhe na kanë njoftuar se Arditi ka nevojë për një transplant të ri të kornesë. Kostoja e trajtimit dhe ndërhyrjes arrin në 25.000 euro, një shumë që familja jonë nuk ka mundësi ta përballojë.

Çdo ditë që kalon është e vështirë për Arditin. Gjendja e tij shëndetësore po ia pamundëson të ndjekë shkollën dhe të jetojë si fëmijët e tjerë të moshës së tij. Ai ka ëndrra, ka dëshirë të mësojë, të luajë dhe të shohë botën me të dy sytë.

Sot po ju drejtohemi juve me zemër të hapur. Çdo kontribut, sado i vogël, na afron më pranë shpresës për t’i rikthyer Arditit shikimin dhe një jetë normale.

Ju lutemi, ndihmojeni Arditin. Ndihmojeni të shohë përsëri. Ndihmojeni të ketë një të ardhme më të ndritur.

Faleminderit nga zemra për çdo ndihmë, lutje dhe mbështetje.


D.Gj

Organisateur et bénéficiaire

Dardan Gjocaj
Organisateur
Kembs, C1
Ismet Muqaku
Bénéficiaire
  • Santé
  • Don protégé

Votre plateforme d'entraide à la fois conviviale, efficace et sécurisée

  • Conviviale

    Le processus de don est rapide et convivial.

  • Efficace

    Soutenez directement les personnes et les causes qui vous tiennent à cœur.

  • Sécurisée

    Votre don est protégé par la Garantie des dons GoFundMe