Hauptbild der Spendenaktion

Te Mbeshtesim Filmin MUNDIJE Drejt Hollywoodit

Spende geschützt

Link i Dokumentarit të MUNDIJE :
https://youtu.be/IznoGq_J0tA

Link i Teaser të MUNDIJE:
https://youtu.be/kM3Quwy2COc




Të nderuar bashkëatdhetarë,

World Mundije Federation, me qendër në New York, ka marrë përsipër evidentimin dhe ndryshimin e historisë së fallsifikuar përsa i përket prejardhjes së shqiptarëve, nëpërmjet artit pellazg të luftimit, traditë mijëravjeçare dhe pjesëmarrës në lojërat e para olimpike antike.

Ne kemi marrë përsipër xhirimin e një filmi me përmasa ndërkombëtare, i cili evidenton historinë e fallsifikuar dhe mbron interesat tona kombëtare në raport me kulturën dhe traditat tona në artet luftarake.
Për arsye të pandemisë, e cila e ka vështirësuar përfundimin e këtij projekti mbarëkombëtar, ne jemi duke kërkuar mbështetjen tuaj financiare për ta përfunduar këtë projekt, i cili tashmë është përfunduar deri në gjysëm.
Në çdo aspekt të këtij projekti, ndryshe nga çdo projekt tjetër filmik shqiptar, evidentohen më së miri, vlerat dhe traditat e popullit shqiptar si: Besa, Shpëtimi i popullsisë Hebreje, Historia e arteve luftarake antike pellazge, sakrifica e popullit shqiptar në kohën e komunizmit, forca e tij për tu rimëkëmbur në periudhën e demokracisë deri në pasqyrimin e ndryshimeve rrënjësore krahas standardeve moderne evropiane.

Krahas filmit artistik me metrazh të gjatë i cili për nga cilësia dhe nga pjesëmarrja e aktorëve me profesionistë synon çmime ndërkombëtare, ne kemi prodhuar edhe një film dokumentar për të pasqyruar dhe kundërshtuar me baza shkencore, historike dhe arkeologjike, historinë e popullit shqiptar të fallsifikuar nga qarqe antishqiptare.
Ne kërkojmë mbështetjen tuaj brenda dhe jashtë shtetit amë shqiptar, kudo që jeni, në mënyrë që të bëjme të mundur këtë vepër të madhe kinematografike.

Duam  t'ju informojmë që ky projekt nuk e ka mbështetjen e shtetit shqiptar dhe të qendrës kinematografike pasi është cilësuar si një projekt që prish marrëdhëniet me shtetet fqinje për arsye se ne pasqyrojmë gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë çame dhe nxjerrim fakte që vërtetojnë që arti pellazg i luftimit është pjesë e trashëgimisë tonë historike dhe jo e fqinjëve tanë të krijuar artificialisht për interesa politike.
Për të gjithë ata që kanë dëshirë të investojnë në këtë projekt, ne ju garantojmë transparencë të plotë, dhe në varësi të shumës së dhuruar, ne mund të krijojmë edhe mënyra të ndryshme bashkëpunimi siç mund të jenë: përfshirja  juaj ose e biznesit tuaj në film, reklamimi i produkteve tuaja, pasqyrimi i identitetit tuaj deri në akses të materialit filmik falas.

Për më shumë informacion në lidhje me sportin antik pellazg MUNDIJE dhe zhvillimin e filmit, ju ftojmë të vizitoni faqet e mëposhtme:
https://www.facebook.com/fatifilmproduction
https://www.facebook.com/mundije.org

Stafi i https://mundije.com  ju falenderon nga zemra për çdo ndihmë tuajën dhe ju uron një vit të lumtur 2021!


Link nga disa transmetime mediatike për projektin MUNDIJE:
Rtv21
https://www.youtube.com/watch?v=SOFgO3OoSxg 

OraNews
https://www.youtube.com/watch?v=YnNWQv2Y7RU

Report Tv
https://youtu.be/BhJtz806I9k

Organisator

Fatmir Bardhoci
Organisator
Brooklyn, NY

Deine einfache, effektive und sichere Anlaufstelle für Hilfe

  • Einfach

    Spende schnell und einfach.

  • Effektiv

    Unterstütze Menschen und Zwecke, die dir am Herzen liegen.

  • Sicher

    Deine Spende ist durch die  Spendengarantie von GoFundMe geschützt.