Main fundraiser photo

Kurban edhe për ata që nuk kanë!

Donation protected
Kurban edhe për ata që nuk kanë!

Kurban Bajrami 2020, në ndihmë të nevojtarëve.

Mundësojmë në Tiranë kurbane në vlerën 105 euro.

Xhamia Dine Hoxha

Të gjithë muslimanët në mbarë botën do të festojnë bashkarisht festën e madhe, festën e Kurban Bajramit, një nga dy festat që ka besimtari gjatë jetës së tij, ashtu siç ka thënë i dashuri i Zotit, Muhamedi alejhi selam.

Festa e solidaritetit, e mëshirës dhe e paqes merr kuptim kur simbolikën e kësaj feste, mishin e kurbanit e ndan me skamnorët, të varfërit, jetimët dhe cilindo që nuk ka mundësi që të bëjë kurban për veten dhe familjen e tij.

Si çdo vit xhamia "Dine Hoxha" organizon mbledhjen e kurbaneve, duke marrë amanetin nga donatorët e nderuar për të përçuar festën, gëzimin dhe shpresën tek nevojtarët pa cënuar krenarine dhe personalitetin e tyre.

"Dhuro që të mëshirohesh" është orientimi dhe "urdhëri" më i bukur e nuk ka dyshim se bekimet e Zotit vijnë pas çdo vepre të mirë.

Kurbani i këtij viti është përzgjedhur qingj 6 muajsh e lart, i zonës së Laknasit, Tiranë, pa dëmtime, sipas çdo orientimi fetar dhe i therrur sipas mënyrës islame.

Donacionet pranohen vetëm nëpërmjet GoFundMe dhe jo nëpërmjet mënyrave të tjera bankare apo elektronike.

Zoti ju nderoftë!

Fundraising team (2)

Ditmir Berisha
Organizer
Antwerp
Ilda Voka
Team member

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily.

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about.

  • Trusted

    Your donation is protected by the  GoFundMe Giving Guarantee.