Main fundraiser photo

Help restore the ecosystem of Munella Mountain

Donation protected
Eng. (Alb. below)

Hi everyone,
The tree-planting action in Munella Mountain will continue for the second consecutive year.



Your help made it all possible. Thank you!
Here are some links from the planting action last year:

What are we undertaking?
The very positive experience of last year, where we successfully planted over 1000 tree samplings, encouraged us to open this donation call for another reforestation action in Albania. Last year, donations and the voluntary support of citizens, local authorities and NGOs on the ground made it all possible. The planted trees are now 1 year older and growing where they belong. We thank you, everyone, once more!
Also, this time the donations will go solely to secure native black pine tree samplings (Pinus nigra) and transport them from the regional nursery to the designated planting site. One tree sampling (2 years old) costs 1 euro. We aim to secure and plant at least 1000 of them. If more funds will be secured, that amount will be reserved for the upcoming reforestation project.

When will it take place?
We have scheduled the 27 and 28 of December 2022 as planting days. In case of extreme winter weather, we might postpone the planting action to a later date.

Where and how will the action be realised?
The planting site will be in the northern part of Munella Mountain (Shkodra county). The selection site is done in coordination with the responsible local authorities. The transport logistics will be provided by the Albanian NGO, Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA-active in monitoring and protection of wildlife in the area of Munella). Volunteers from the region and Tirana city will join the action through an open social media call. We aim to organise a supporting activity one day ahead with around 30 volunteers (on the 27 of Dec). The volunteers will discuss with environmental activists and organisers of the reforestation action, the environmental challenges in Albania and what each of us can do. A screening of an Albanian environmental documentary (Shqipëria e mugët - fragment) will be the opening of the event. This activity will be supported by the local office in Albania of the German foundation Heinrich Böll Stiftung (HbS).

Who are we?
We are a small group of forest engineers and biologists (friends and colleagues) that voluntarily organise and closely follow every step until the reforestation action is finished. We took this initiative as Munella is one of the most critical habitats for rare wildlife species (the Balkan lynx) and to help restore a stable natural environment for the benefit of local communities living in the area and wildlife. Munella Mountain has suffered decades of illegal logging and forest fires, and every small help can have a great impact when done in the right way. With small interventions such as this initiative, we aim to raise awareness among the local population, authorities and the general public that we can and should protect the natural environment where we live for a better future for everyone.

Thank you for every donation you give! All expenses for the reforestation project will be made public for transparency.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shqip:
Aksioni i mbjelljes së pemëve në Malin e Munellës do të vazhdojë për të dytin vit radhazi.

Ndihma juaj bëri gjithçka të mundur. Faleminderit!
Ja ku jane disa linqe nga aksioni i mbjelljes së fidanëve vitin e kaluar.

Çfarë po marrim përsipër?
Përvoja shumë pozitive e vitit të kaluar, ku mbollëm me sukses mbi 1000 fidane drurësh pyjor, na nxiti që edhe këtë vit të hapim këtë thirrje dhurimi (për donacione) për aksionin e ripyllëzimit në Shqipëri. Vitin e kaluar, donacionet dhe mbështetja vullnetare e qytetarëve, autoriteteve lokale dhe OJQ-ve në terren e bënë të mundur këtë aksion. Fidanët e mbjellë tashmë janë një vit më të rritura dhe aty ku duhen. Ju falenderojmë të gjithëve edhe një herë!
Gjithashtu, këtë herë dhurimet tuaja do të shkojnë posaçrisht vetëm për sigurimin e fidanëve të llojit pishë e zezë (Pinus nigra-vendase) dhe transportimin e tyre nga fidanishtja lokale në vendin e caktuar të mbjelljes. Një fidan pishë e zezë (mosha 2 vjeç) kushton 1 euro dhe ne synojmë të sigurojmë dhe mbjellim të paktën 1000 prej tyre.

Kur do të zhvillohet ky aksion?
Ne kemi planifikuar datën 28 Dhjetor 2022 si ditë mbjelljeje. Në rast të motit ekstrem të dimrit, mund ta shtyjmë aksionin e mbjelljen për një datë të mëvonshme.

Ku dhe si do të kryhet aksion i mbjelljes?
Vendi i mbjelljes do të jetë në pjesën veriore të Munellës (qarku i Shkodrës), pasi u koordinuam me autoritetet vendore përgjegjëse. Logjistika e transportit do të sigurohet nga Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA-aktive në monitorimin dhe mbrojtjen e kafshëve të egra në zonën e Munellës). Vullnetarë nga rajoni dhe qyteti i Tiranës do t'i bashkohen aksionit përmes një thirrjeje të hapur në rrjetet sociale. Një aktivitet mbështetës do të organizohet një ditë përpara me rreth 30 vullnetarë (data 27 dhjetor). Vullnetarët do të diskutojnë me aktivistë mjedisorë dhe organizatorë të aksionit të ripyllëzimit, sfidat mjedisore në Shqipëri dhe çfarë mund të bëjmë të gjithë si individë. Një shfaqje e një dokumentari mjedisor (Shqipëria e mugët - fragment) do të jetë hapja e aktivitetit. Ky aktivitet do të mbështetet nga zyra vendore në Shqipëri e fondacionit gjerman Heinrich Böll Stiftung (HbS).

Kush jemi ne?
Ne jemi një grup i vogël inxhinierësh pyjorë dhe biologë (miq dhe kolegë) që organizojmë vullnetarisht dhe ndjekim nga afër çdo hap deri në përfundimin e aksionit të ripyllëzimit. Ne e morëm këtë iniciativë pasi Munella është një nga habitatet më kritike për speciet e rralla të kafshëve të egra (p.sh. rrëqebulli i Ballkanit) dhe për të ndihmuar në rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm natyror në dobi të komuniteteve lokale që jetojnë në zonë dhe kafshëve të egra. Mali i Munellës ka pësuar dekada prerje të paligjshme dhe zjarre pyjore dhe çdo ndihmë e vogël mund të ketë një ndikim të rëndësishëm kur bëhet në mënyrën e duhur. Me ndërhyrje të vogla si kjo nismë, synojmë të ndërgjegjësojmë popullsinë vendase, autoritetet dhe publikun e gjerë se ne mund dhe duhet të mbrojmë mjedisin natyror ku jetojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Faleminderit për çdo donacion që do të jepni! Të gjitha shpenzimet e bëra për aksionin e mbjelljes do të publikohen për transparencë.

Organizer

Roland Lleshi
Organizer
Berlin

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily.

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about.

  • Trusted

    Your donation is protected by the  GoFundMe Giving Guarantee.