Main fundraiser photo

TE BEJME TE MUNDUR MURALEN E INTERIT NE TIRANE!

Donation protected
Pershendetje te gjithe tifozeve te Interit kudo qe ndodhen!

Per te festuar denjesisht fitimin e yllit te dyte nga ana e Interit dhe kampionatin numer 20 kemi vendosur qe te bejme te mundur muralen e Interit ne qender te Tiranes.

Gjate ketyre diteve kemi qene ne pune intensive qe te identifikonim vendin me te pershtatshem per ti shtuar qytetit nje "stoli" qe do te mbetet pergjithmone ne memorien tone.

Pasi kemi marre miratimin nga autoritetet perkatese tani vjen pjesa e veshtire: te mbledhim fondin per ta bere realitet muralen. Ne kemi pyetur personat e duhur qe te na tregojne sa mund te shkoje kompletimi i te gjithe vepres dhe vendosem qe te fillojme menjehere mbledhjen e fondit.

Duke qene se ne mesin tone ka shume zikalater qe jetojne larg, GoFundMe eshte menyra me e mire per tu afruar me te gjithe dhe secili te jape nje dore, sado e vogel te jete ajo.

Ne te njejten kohe me kete murale ne po hapim edhe seline e Inter Club Albania ne Tirane dhe te dy projektet do te ecin bashke ne te njejten kohe dhe shpresojme qe brenda 3 apo 4 javesh gjithcka te jete gati. Normalisht gjithcka do te varet nga kjo mbledhje fondesh.

E dime qe eshte e veshtire por ne e kemi treguar ne te kaluaren qe kur behemi bashke nuk ka asnje shans te mos e bejme realitet.

Donacionin tuaj mund ta jepni edhe direkt ne Shqiperi nepermjet llogarise bankare te Inter Club Albania por per kete duhet te kontaktoni me drejtuesit e ICA.

Ecim perpara krenare dhe te lumtur per komunitetin fantastik zikalter qe kemi arritur te krijojme!

Shenim: imazhi qe shikoni me lart eshte thjesht per ilustrim dhe i gjeneruar me Artificial Intelligence (IA) vetem per efekt coveri. Design final dhe vendi i perzgjedhur do te jete nje surprize deri sa gjithcka te realizohet!
Donate

Donations 

  • Anonymous
    • €5 
    • 20 d
  • Endri Lumshi
    • €20 
    • 1 mo
  • Anonymous
    • €10 
    • 1 mo
  • Anonymous
    • €10 
    • 1 mo
  • Adri Sava
    • €20 
    • 2 mos
Donate

Organizer

Juxhin Rama
Organizer
Vienna

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about

  • Trusted

    Your donation is protected by the GoFundMe Giving Guarantee