
Per kurimin e semundjes.
Përshëndetje miq, familjarë dhe njerëz me zemër,
Me lot në sy dhe me shpresë në zemër, po ndaj me ju një nga momentet më të vështira që po kalon familja jonë.
Mami ynë e dashur, Mira Kocerri, vetëm 54 vjeç, është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe në fyt. Sëmundja ka përparuar me shpejtësi dhe si pasojë, ajo ka humbur zërin dhe nuk është më në gjendje të ushqehet normalisht. Çdo ditë që kalon është një luftë për të marrë frymë, për të qëndruar në këmbë dhe për të mos u dorëzuar.
Ajo po trajtohet prej muajsh në Vlorë dhe Tiranë, por fatkeqësisht asnjë trajtim nuk ka sjellë përmirësim real. Gjendja e saj po rëndohet dhe ne, si fëmijët e saj, jemi të dëshpëruar duke parë vuajtjet e saj pa mundur të bëjmë më shumë. Nuk mund ta shohim më duke luftuar vetëm.
Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të edhe nëse do të na duhet ta çojmë jashtë vendit për trajtim, për të pasur një mundësi tjetër, për të mos e lënë të dorëzohet.
Kjo është arsyeja pse kërkojmë ndihmën tuaj. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shpresës. Një hap më afër mundësisë për ta shpëtuar. Një hap më afër jetës.
Nëse nuk jeni në gjendje të ndihmoni financiarisht, na ndihmoni duke e shpërndarë këtë thirrje, që të arrijë tek sa më shumë njerëz me zemër të madhe.
Faleminderit nga zemra që jeni me ne në këtë moment të vështirë.
Zoti ju bekoftë për çdo lutje, ndihmë dhe fjalë mbështetjeje.
Me shumë mirënjohje!
Sidorela Kocerri (vajza ) Mira Kocerrit!
Organizer
Sidorela Kocerri
Organizer
Lebbeke, VLG
