
Ndihmoni të Shpëtojmë Jetën e Alfred Temës!!!-Help Needed!!!
Donation protected
Nga motra e Alfred Tema,
Kujtime Tema
Ndihmoni të Shpëtojmë Jetën e Alfred Temës
Unë jam Kujtime Tema dhe po ju drejtohem me një lutje për vellain tim të dashur, Alfred Tema.
Në moshën vetëm 15-vjeçare, Alfredi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë dhe kërcënuese për jetën, të quajtur Kraniofaringeoma—një tumor i rrallë dhe kompleks në tru. Që nga ai moment, jeta e tij është kthyer në një luftë për mbijetesë.
Më 2015, ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në tru, e cila fillimisht rezultoi e suksesshme. Por pas vetëm katër vitesh, sëmundja u rikthye, duke kërkuar një ndërhyrje të dytë dhe vetëm dy muaj më vonë, një të tretë. Në vitet në vijim, Alfredi iu nënshtrua edhe katër operacioneve të tjera, duke e çuar numrin total të ndërhyrjeve në shtatë operacione të rënda.
Sot, pas 10 viteve të kësaj lufte të pabarabartë, Alfredi ka humbur plotësisht shikimin dhe nuk mund të marrë frymë nga hunda. Në moshën vetëm 25 vjeçare, ai qëndron i shtrirë në repartin e neurokirurgjisë në Shqipëri, ku mjekët kanë bërë të pamundurën, por nuk mund t’i ofrojnë më ndihmën e duhur. Mungesa e trajtimit të specializuar në vendin tonë e rrezikon jetën e tij çdo sekondë që kalon.
E vetmja shpresë për Alfredin është trajtim urgjent jashtë shtetit. Një spital privat në Turqi ka ofruar mundësinë për ta trajtuar dhe për t’i dhënë një shans për jetën. Por pa ndihmën tuaj, ne nuk mund ta përballojmë këtë trajtim.
Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpëtimit të jetës së tij. Mbështetja juaj nuk është thjesht një ndihmë financiare—ajo është shpresa dhe forca që na duhet për të vazhduar këtë betejë.
Ju lutemi, ndihmoni Alfredin të jetojë. Shpërndajeni këtë mesazh, dhuroni dhe bëhuni pjesë e këtij mrekullie.
Faleminderit me gjithë zemër!
English
Help Save Alfred Tema’s Life
My name is Kujtime Tema, and I am reaching out on behalf of my beloved brother, Alfred Tema.
At just 15 years old, Alfred was diagnosed with a severe and life-threatening condition called Craniopharyngioma—a rare and complex brain tumor. Since then, his journey has been nothing short of a battle for survival.
In 2015, he underwent his first brain surgery, which initially seemed successful. However, within just four years, the tumor returned, requiring a second surgery, followed by a third surgery only two months later. Over the next several years, Alfred endured four more procedures, bringing the total to seven high-risk operations.
Today, after 10 years of struggle, Alfred has completely lost his vision and is unable to breathe through his nose. At only 25 years old, he is confined to a hospital bed in the neurosurgery ward in Albania, where doctors have exhausted their options. The lack of specialized medical care in our country puts his life in grave danger every single second.
The only hope for Alfred to survive is urgent medical treatment abroad. A private hospital in Turkey has offered him a chance at life, but we cannot afford the necessary costs without your help.
Every donation, no matter how small, brings Alfred one step closer to survival. Your support is not just a contribution—it is the hope and strength that our family desperately needs in this fight.
Please help us give Alfred a chance to live. Share, donate, and be part of this miracle.
Thank you from the bottom of our hearts.
Organizer

Donald Dervishi
Organizer
Burke, VA