Main fundraiser photo

Bashkohu kunder sistemit!

Donation protected

EJA TA NDRYSHOJMË!

Kanë kaluar plot 29 vjet qëkur shqiptarët e etur për liri, demokraci dhe mirëqënie ngritën për herë të parë kokën lart dhe kërkuan që vendi i tyre të ishte si gjithë vendet e kontinentit ku ata jetojnë prej mijëra vjetësh. Kërkuam si popull që të ndaheshim një herë e mirë nga paradokset historike që na kishin lënë popullin më të vjetër të Europës, të ishim më i prapambeturi.

Kërkuam lirinë.

Kërkuam një ekonomi që prodhonte vende pune me paga dinjitoze si çdo vend tjetër europian.
Kërkuam një shtet ku ligji është i shenjtë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij.

Kërkuam demokracinë e vërtetë, ku pushteti është i njerëzve dhe përfaqësuesit të ishin të deleguarit e tyre.

Kërkuam të ndërtonim një vend me prosperitet që do të bazohej te pasuritë e shumta natyrore, vendi i dytë më i pasur në Europë, dhe talenti e vullneti i njerëzve të tij.

Kërkuam një shtet që siguronte shërbim dinjitoz shëndetësor, e ku fëmijët arsimoheshin si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Kërkuam një drejtësi që i garantonte gjithësecilit të drejtën e vet.

Kërkuam as më shumë, as më pak, por jetën që meritonim të jetonim në një vend në zemër të Europës me pasuri të pafundme natyrore.
Por megjithëse kanë kaluar plot 29 vjet prej atëherë, pothuaj asgjë nga ato që u menduan atëherë nuk na është dhënë.

Ne shqiptarët sot nuk jemi të lirë. Prangat fizike të diktaturës janë zëvendësuar me pranga ekonomike, dhe diktatura politike është zëvendësuar me diktaturë ekonomike.
Ne shqiptarët sot nuk kemi punë dhe aty ku kemi pagat janë më të ulët në Europë.


Shqipëria sot nuk ka shtet ligjor, por pushtet individësh që ndërrojnë vendet me njëri tjetrin çdo 8 vjet.Përfaqësuesit e zgjedhur sot nuk janë
shërbyes të shqiptarëve dhe as nuk zgjidhen prej tyre. Ata zgjidhen nga kryetarët e partive dhe iu shërbejnë vetëm atyre.

Pasuritë natyrore sot i shërbejnë vetëm një grushti njerëzish që nëpërmjet korrupsionit i ngjiten si shushunja çdo pushteti dhe thithin gjakun e shqiptarëve deri sa t'ua mbarojnë atë komplet.
2% të shqiptarëve sot zotërojnë më shumë pasuri se 98% të marrë së bashku. Pabarazia dhe padrejtësia janë shndërruar në sistem.
Milionat e njerëzve të talentuar e me guxim për të çuar këtë vend përpara, të detyruar nga realiteti që ky vend ofronte, u larguan e po largohen në masë rrugëve të Europës. 
Sot, më shumë se 40% e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë jashtë saj dhe 62% e atyre që jetojnë këtu duan të ikin.
Shēndetësia sot ështē në gjendjen e saj më të mjeruar historike dhe arsimi është kthyer në një sistem që prodhon kartona diplomash pa asnjë pikë vlere.

Ndërsa drejtësia sot është më e padrejtë se kurrë më parë ku, jo ligji, por pushteti dhe paraja janë ato që vendosin çfarë është e drejtë dhe çfarë jo.

Të gjitha këto kanë ndodhur për një arsye të vetme. Një grusht njerëzish që u vendosën në krye të këtij vendi që 28 vjet më parë dhe u ngulën aty si gozhda në dërrasë, ndërtuan një sistem që ua mundësonte atyre të kishin pushtet absolut, të gjithanshëm, të paprekshëm dhe të patjetërsueshëm.
Është pikërisht ky sistem ai që ua mundëson atyre mbretërimin e këtij vendi me rrotacion, pasurimin e tyre, të familjeve të tyre dhe një grushti oligarkësh rreth tyre, ndërkohë që populli paguan dhe vuan në varfëri të plotë. 
Në zemër të këtij sistemi është kodi elektoral dhe Kushtetuta e tjetërsuar me marrveshje të bëra natën nga një grusht personash.
Nëpërmjet kodit e kushtetutës, grushti i kryetarëve kapin dhe kontrollojnë pushtetin, dhe nëpërmjet pushtetit kontrollojnë gjithë jetën ekonomike e politike, duke zhdukur çdo pengesë që qëndron në rrugën e tyre drejt pasurimit marramendës.

Ne, një grup individësh të lirë, profesionistë, studentë, pedagogë, njerëz të artit, persona me kontribut, kërkojmë ta ndryshojmë këtë realitet.
Deri më sot kemi qënë ndër konstatuesit dhe kontestuesit më të zëshëm në vend, me denoncime online, zbardhje faktesh, evidentime shkeljesh e korrupsioni, protesta në rrugë e luftë nëpër gjykata e komisione parlamentare, për çështje ku interesi publik e qytetar është shkelur nga pushteti. 
Sot kemi vendosur të hedhim një hap përpara. 
Sepse, nga gjithë këto eksperienca, kuptuam që nëse nuk ndryshojmë sistemin, ne do të mbetemi në bulevard duke protestuar gjithë jetën. Kuptuam që nëse duam vërtet të ndryshojmë këtë realitet që të paktën fëmijëve tanë t'u lëmë një Shqipëri tjetër, ku ata mund të jetojnë në dinjitet,duhet të ndryshojmē sistemin.
Duhet të shkulim gozhdën nga dërrasa, të heqim shushunjat nga trupi i Shqipërisë.

Shqipëria nuk është aspak e varfër, por është thellësisht e vjedhur.

Për këtë kemi vendosur të nisim një debat publik, të hapur, pa censurë ku secili të japë idenë e tij sesi duhet ndryshuar ky sistem. Qoftë nga pikpamja politike, apo dhe ekonomike. Çfarë duhet bërë që Shqipëria të mos endet më në llumin e kënetës.

Motorri i këtij debati do të jetë fushata "1 milion kundër sistemit".

Do të hartojmë një peticion, i cili do të shpërndahet për t'u mbështetur nga 1 milion shqiptarë, online dhe fizikisht, kudo nëpër Shqipëri, me propozime konkrete se çfarë, ne shqiptarët që paguajmë taksat, kërkojmë të ndryshojmë nga rregullat e lojës sot. 
Kush është vizioni ynë sesi duhet të zgjidhen përfaqësuesit tanë në vendimmarrje. Cili është sistemi elektoral që na garanton ne që përfaqësuesit të zgjidhen prej nesh, jo prej kryetarëve.
Si duhet të zgjidhen organet drejtuese duke filluar që nga deputetët e deri tek Presidenti.
Sa pushtet duhet deleguar dhe sa pushtet populli duhet të ushtrojë vetë direkt nëpërmjet referendumeve. 
Si duhen menaxhuar pasuritë publike.
Si duhet të funksionojë shteti i së drejtës etj..

Të gjitha këto propozime do të bëhen konkrete dhe do të shpërndahen nëpërmjet një platforme online për diskutim dhe përmirësim, me qëllim arritjen e një konsesusi sa me të gjerë.
Për këtë të gjithë mund të bëheni pjesë e platformës www.nismathurje.al që ne kemi përgatitur me këtë rast.

Ne besojmë se ndërmarrja e një veprimi konkret është mënyra e vetme sesi mund të ndryshojmë realitetin.
Për të arritur këtë duhet të jemi sa më shumë, pasi vetëm nëpërmjet numrave mund t'i imponohemi këtij kanceri që është ngulitur thellë në trupin e dobët të Shqipërisë.
Dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm nga njeë grupim njerëzish, sado të aftë e të zëshëm të jenë ata. Duhet bashkim i çdo shqiptari që mendon se meriton një jetë më të mirë. Duhet bashkim përtej ndasive që na kanë përçarë për të na sunduar për 29 vite rresht.
Prandaj kërkojmë ndihmën e gjithësecilit, pasi vetëm nëse bëhemi shumë zëri ynë do të dëgjohet.

Boll ndenjëm duke u ankuar.

EJA BASHKOHEMI!
EJA TA NDRYSHOJMË!

Donations 

  • Anonymous
    • €50 
    • 3 yrs

Organizer and beneficiary

Endri Shabani
Organizer
Borana Tartari
Beneficiary

Begin your fundraising journey

Create a fundraiser for any person, cause, or nonprofit - it's free and every cause matters.

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily.

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about.

  • Trusted

    Your donation is protected by the  GoFundMe Giving Guarantee.