Main fundraiser photo

Dhuro Nje Lule Per Saranden

Donation protected
Përshëndetje :) 
Ne që po e realizojmë këtë nismë jemi një grup qytetarësh aktiv i përbërë nga: 

1. Qytetar resident të qytetit të Sarandës që duam të hedhim bazat e një aktivizmi qytetar në Sarandë dhe zonat përreth. 
2. Qytetarë të lindur dhe rritur në qytetin e Sarandës por që tashmë prej vitesh e zhvillojmë veprimtarinë profesionale dhe jetësore larg. 
3. Aktivistë të shoqërisë civile që i jemi bashkuar kësaj ideje me qëllim krijimin e një modeli të referendumeve lokale faktike. Ne si qytetarë aktiv na rezulton se Saranda është qyteti më i dëmtuar nga betoni dhe ndërtimet masive ndërkohë që të gjithe të dhënat gjeografike dhe natyrore i ka për të qenë oferta kryesore turistike e vendit. 
Qyteti është larg gjeografikisht nga Tirana, praktikisht aktivizimi qytetar nuk ekziston, nuk gjenden shenja të angazhimit të qytetarëve në vendimarrje, nuk ka asnjë incentivë ku qytetarët të ushtrojnë presion mbi vendimarrësit për mënyrën si qyteti menaxhohet. Jemi në kushtet kur qytetarët takohen me qeverisjen lokale vetëm në ditën e zgjedhjeve e pas kësaj qyteti nuk ka ngritur një traditë të llogaridhënies dhe pjesëmarrjes aktive përmes propozimeve, nismave apo kërkesës për ti qëndruar premtimeve elektorale. Pikërisht këtë carje mes vendimarrjes dhe qytetarëve që ka cuar në një masakër urbane të përmasave të frikshme duam të ndryshojmë. 
QËLLIMI I NDËRHYRJES: 
Ndërhyrja që ne duam të bëjmë është të zgjojmë te qytetarët e Sarandës ndjenjën e përgjegjësisë për mënyrën se si menaxhohet qyteti, ti bëjmë ata të kthjellohen mbi rëndësinë dhe fuqinë e pjesëmarrjes së tyre në vendimarrje dhe kontrollin e vendimarrjes, ti bëjmë ata të kuptojnë se duhet të këmbëngulin për ti dhënë fund betonit dhe për tu fokusuar te rikuperimi i dëmeve që kanë ndodhur. Duam të ngjizim farën e krijimit të qytetarit aktiv edhe në një qytet në periferi të vendit (gjeografikisht) por që mbart potencialet më të jashtëzakonshme zhvilluese. Duam të stimulojmë përmes aktivizmit me akte ndjenjën e përfshirjes së qytetarëve në jetën publike të qyteteve tona. Pra, duam që përmes një aksioni të madh mbjellje pemësh dhe lulesh karkateristike ti bëjmë qytetarët bashkë në një formë aktivizmi dhe proteste të butë por kuptimplotë, duke i organizuar në dekorimin e qytetit do kuptojnë se organizimi dhe pjesëmarrja në jetën e qytetit rrit cilësin e jetës dhe fitimet e tyre. 
Do ishte një lloj Referendumi Lokal i shprehur jo përmes votës klasike por përmes aktit të mbjelljes së luleve dhe pemëve dekorative nga vetë qytetarët. FINANCIMI Nga kontributet e vetë qytetarëve, kush duke kontribuar të blihen 3, 4, 5 lule ose pemë, kush duke blerë vetëm 1 dhe ta mbjell te banesa e vetë….pra duam ta kthejmë në modë. Si dhe përmes donatoreve, financim që do na siguronte që nisma do merrte drejtim pasi njerëzit në momentin që shikojnë strukturim, organizim, vijueshmëri dhe seriozitet bashkohen. 

Na jep një dorë ta zbukurojmë vendin tonë, dhuro sa të mundesh :)

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

English Version

Hello
This is an initiative to beautify the city of Saranda, by individuals donating and planting trees and flowers. This group consists of individuals who want to see a revitalization of tourism in Saranda.

By organizing and planting trees and flowers, we are one step closer to showing we care about the development of Saranda.

Saranda’s natural beauty has been damaged by concrete and massive construction.
The city is geographically far from Tirana, and virtually no civic activism exists, there are no signs of citizen engagement in decision-making, there is no incentive for citizens to exert pressure on decision-makers for how the city is managed.

We are in a situation where citizens meet with local government only on election day, and after that the city has not established a tradition of accountability and active participation through proposals, initiatives or demands to keep electoral promises.

It is precisely this lack of communication between decision-makers and citizens that has led to a Saranda we want to change.

What we want to do is to awaken the citizens of Saranda with a sense of responsibility for how the city is managed, to make them aware of the importance and power of their participation in decision-making and to make them understand that it is necessary to insist on ending concrete and focusing on recovering damages that have occurred. We want to capture the seed of active citizenship in the city and in the suburbs of the country.

We want citizens to engage together in a massive planting of trees and flowering flowers in a form of soft and meaningful activism. Organizing them in the decoration of the city will realize that the organization and participation in the life of the city increases the quality of life and their profits.

Financing is coming from the contributions of individual donors. Funding would ensure that the initiative takes off and Saranda is truly revitalized.

Give us a hand to beautify our country, donate as much as you can

Organizer

D G
Organizer
Utica, MI

Begin your fundraising journey

Create a fundraiser for any person, cause, or nonprofit - it's free and every cause matters.

Your easy, powerful, and trusted home for help

  • Easy

    Donate quickly and easily.

  • Powerful

    Send help right to the people and causes you care about.

  • Trusted

    Your donation is protected by the  GoFundMe Giving Guarantee.